E Fundit: Kurti jep lajmin e mirë për qytetarët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka përfituar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se dje Bashkimi Evropian njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *