Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind deri në fund të vitit. Ky parashikim është 0.2 për qind më i ulët nga vlerësimi i mëhershëm, ai i tetorit 2025, shkruan Euronews.al.
Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4 për qind që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2 për qind në vlerësimin e ri.
Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e luftës në Lindjen e Mesme, e cila ka goditur tregjet globale të energjisë.
Në këto nivele, vendi ynë renditet pas Kosovës në rajon e cila do të ketë rritje 3.6%, ndërsa rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike shënon Serbia, me 2.8%.
Parashikimi i FMN qëndron në të njëjtën linjë me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore, ndërsa Ministria e Financave ka pritshmëri më të larta, teksa deklaron se ekonomia do të rritet në rreth 4 për qind.
Ndërkohë, duke iu referuar çmimeve ne tregje, FMN pret rritje të inflacionit deri në 3.7% këtë vit, nga 3% që programonte 6 muaj më parë.
Në nivel global, FMN thotë se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.